Thiago Alcántara do të bëhet lojtar i Liverpool në orët e ardhshme. Ka qenë një nga telenovelat e verës, por skuadra e Jurgen Klopp përfundimisht ka qenë në gjendje të vazhdojë marrëveshjen. Këmbëngulja e gjermanit ishte çelësi i suksesit të operacionit, përcjell portali rtv21.tv

Me një kontratë deri në qershor 2021, Thiago do të vijë me një çmim më të ulët – rreth 30 milionë euro, lirë për një lojtar si ai . Thiago shkon në Anfield sapo ka fituar Ligën e Kampionëve me skuadrën e Hansi Flick.

Thashethemet në lidhje me Georginio Wijnaldum te Barcelona tani do të rriten, sepse Liverpool ka mundësi ta lejojë Hollandezin të shkojë./21Media