Marshim-protestë në Shkodër, nis grumbullimi i qytetarëve
Në Shkodër ka nisur të zhvillohet marshim-protesta, pas ngjarjes kriminale të ndodhur pak ditë më parë ku 3 persona humbën jetën, mes të cilëve edhe një grua kalimtare.
Mbështetës të opozitës dhe qytetarë janë mbledhur para bashkisë së Shkodrës, në atë që u quajt si marshim-solidariteti kundër kriminalitetit.
Protestës i janë bashkuar deputetët e PD-së si Dhurata Çuli, Edmond Spaho, Ramadan Lika, Lindita Metaliaj etj.