“Marshojmë s’festojmë” kundër dhunës së grave

“Marshojmë s’festojmë” kundër dhunës së grave

Aktiviste e aktivistë të kolektivit “Marshojmë s’festojmë”, sot organizojnë marshin protestues nga ora 12:00 deri 14:00. Ky marsh u organizua më 8 Mars – në Ditën Ndërkombëtare të Grave, për të ndalur dhunën gjinore dhe ngacmimet seksuale ndaj vajzave dhe grave. Marshi do të nisë nga sheshi “Zahir Pajaziti ” e pastaj do të vazhdojë drejt Bankës Qendrore të Kosovës, Policisë së Kosovës e do të përfundojë para Parlamentit dhe Qeverisë së Kosovës.

“Marshojmë s’festojmë” i bën thirrje shoqerisë për t’u mobilizuar kundër pabarazive dhe shfrytëzimit në punë, bënë thirrje institucioneve të kenë qasje proaktive për të adresuar çështjet e punësisë, varfërisë, dhe pabarazisë gjinore në punë dhe nё shtёpi. “MARShojmë S’Festojmë” proteston për të drejta ekonomike dhe shoqërore, si parakusht për një qyetari të njëmendët.

“Duam punësim pa shfrytëzim, barazi, liri dhe drejtësi shoqërore. Kërkojmë punësim me pagë që na mundëson jetë me dinjitet. Duam sigurim shëndetësor, siguri në punë, dhe punë pa diskriminim për të gjitha pa dallim etnie, religjioni, moshe, shkollimi, orientimi seksual, identiteti gjinor dhe aftësisë. MARShojmë S’Festojmë për barazi në punësim, përfaqësim politik, dhe në familje. Pabarazia në punë dhe në relacion me punën ndikon më së shumti tek grupet e margjinalizuara. Ne protestojmë kundër seksizimit, homofobisë, transfobisë dhe racizimit”, bëhet e ditur në njoftim.

Kolektivi feminist qytetar ‘MARShojmë S’festojmë’ është inciativё qytetare që synon të jetë zёri për të shtypurat/it në shoqëri. Përbëhet nga qytetare/ë, aktiviste/ë për të drejtat e grave, grupe sindikaliste dhe të punëtorëve, akademike/ë, artiste/ë media dhe OJQ tё ndryshme./21Media