Martesa e Bensu Soral dhe Hakan Baş në krizë

Bensu Soral dhe Hakan Baş, të cilët u martuan në vitin 2018, po kalojnë një krizë në martesën e tyre.

Aktorja, Bensu Soral dhe biznesmeni, Hakan Baş janë përpjekur t’i kalojnë problemet në martesën e tyre kohët e fundit.
“Ne jemi në një proces të ndjeshëm në lidhje me martesën tonë. Konceptet e gabuara nga jashtë e bëjnë procesin edhe më të vështirë”, ka thënë Hakan Baş.
Ndërkaq, edhe aktorja i është përgjigjur një pyetjeje nga gazetarët teksa ka thënë se situata e tyre nuk ka të bëjë me palë të treta.
”Ne po kalojmë një kohë të ndryshme dhe të vështirë me Hakan”, ka thënë Soral.
Fakti që Bensu Soral dhe Hakan Baş nuk u panë së bashku për një kohë të gjatë dhe hoqën njëri-tjetrin nga rrjetet sociale ngjalli dyshime se çifti mund të jenë ndarë.
Madje mediat turke raportonin se kjo krizë e çiftit ka ardhur për shkak se Hakan Baş dëshironte fëmijë, ndërsa aktorja, Bensu Soral ishte e fokusuar në karrierrën e saj./21Media

Back to top button