Raportet nga një faqe e famshme e thashethemeve pretendojnë se sjellja e fundit e Kanye West – përfshirë atë në një tubim të fushatës presidenciale në të cilën qau, është pjesë e një episodi “të tmerrshëm” bipolar”. (Çrregullimi Bipolar  është një prej çrregullimeve i cili ndikon në jetën e njerëzve duke bërë që një individ i caktuar të kalojë prej një ekstrem në ekstremin tjetër psiqik.)

Page Six, një web-faqe e thashethemeve, drejtuar nga New York Post, citon burime anonime të afërta me West dhe gruan e tij,  Kim Kardashian të cilët thonë se ata nuk e dinë nëse martesa e çiftit mund të mbijetojë situatën.

West njoftoi më 4 korrik se po kandidonte për president. Ai foli në një tubim të dielën në Karolinën e Jugut, i veshur me një jelek antiplumb, përcjell portali rtv21.tv

Kardashian, pretendon Page Six, gati po “vdiste” pasi që West tha se fillimisht dëshironte të abortonte një nga fëmijët e çiftit në vitin 2012. Ata kanë katër fëmijë.

Ndërsa të hënën përmes një postimi në në Twitter, West tha “Kim po përpiqej të fluturonte për në Wyoming me një doktor për të më mbyllur si në filmin” Out Out “sepse unë qava për të shpëtuar jetën e vajzave të mia dje.” shkroi ai duke referuar një fermë Wyoming prej 14 milionë dollarësh të cilin ai e bleu bashkë me Kardashian, por nuk e kanë më në dispozicion

Reperi zbuloi diagnozën e tij bipolare në vitin 2019.  Një “urgjencë psikiatrike” në vitin 2016 bëri që ai të shtrohej në spital disa orë pas një sulmi në skenë në të cilën kritikoi mikun Jay-Z dhe Beyonce, sipas Page Six, përcjell portali rtv21.tv

“Familja po përpiqet të sigurojë se çfarë të bëjë,” tha një burim në faqen e internetit, “dhe duke shpresuar se ky makth do të përfundojë së shpejti dhe ata mund ta marrin Kanye në trajtim.”

Burimi tha: “Gjëja e trishtuar është se kur shërohet, ai e kupton atë që ka bërë dhe ai kërkon falje.”

West, i cili deri para pak kohësh u paraqit si përkrahës i Presidentit Trump, ka paraqitur dokumente në Komisionin Federal të Zgjedhjeve, me partinë e tij të listuar si “BDY”, . Ai ka humbur afatin për t’u kualifikuar në fletëvotimin në një numër shtetesh, por do të paraqitet në fletëvotimet në Illinois dhe Oklahoma, për këtë të fundit kërkon vetëm një tarifë regjistrimi prej 35,000 dollarësh.

Ai nuk e plotësoi afatin e fundit për t’u paraqitur në fletëvotimin në Karolinën e Jugut, ku u organizua mitingu i fushatës.

Midis pyetjeve në lidhje me sa serioze është West në lidhje me ofertën e tij presidenciale, raportet duke cituar këshilltarin Steve Kramer thanë se ai po tërhiqej nga kandidimi

“Ai po tërhiqej ,” i tha Kramer New York Magazine’s The Intelligencer. Por kjo ishte para tubimit të fushatës./21Media