Martohet Brooklyn Beckham, pamje nga ceremonia
Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz janë martuar!
Çifti u martua të shtunën në shtëpinë e familjes së nuses në Palm Beach, Florida, sipas raporteve në mediat lokale.
Përpara ceremonisë të shtunën, 23-vjeçari Beckham u fotografua duke u dukur i relaksuar teksa hipi në një karrocë me një qen të ulur mbi supe.
Peltz, 27, më parë zbuloi se zgjodhi një fustan nusërie nga Valentino që drejtori kreativ i shtëpisë, Pierpaolo Piccioli, e krijoi posaçërisht për të.
Çifti i lumtur ishte i rrethuar nga familjet dhe miqtë e tyre në dasmë, përfshirë prindërit e famshëm të dhëndrit, David dhe Victoria Beckham.
Ajo fluturoi në Romë dy herë për të punuar me stilistin e “Valentino”-s, Pierpaoio Piccioi në studion e tij për t’u siguruar që çdo detaj i veshjes të ishte perfekt.

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?