Këngëtari i mirënjohur, Burim Hoxha dhe bukuroshja Dafina Xhemajli kanë kurorëzuar  dashurinë e tyre me martesë.

Çifti kishte planifikuar të organizoi një ceremoni me familjarët e tyre, por, për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19 ata vendosën që këtë hap të rëndësishëm të jetës ta ndajnë vetëm përmes fotografive.

“Andaj për të mos dashur te rrezikojmë shëndetin e miqve dhe familjareve tanë ne asnjë mënyrë vendosem qe gëzimin tone ta shpallim përmes fotove te martesës”, ka shkruar Burimi në Instagram.

Vëmendje në këto fotografi po rrëmben Dafina e cila shkëlqen në fustanet e nusërisë, teka shfaqet e lumtur afër personit të zemrës.

Burimi dhe Dafina janë fejuar në vitin  2015./21Media