Martohet Eliza Dushku

19 Gusht 2018

Ceremonia u mbajt në qytetin e Bostonit

Ceremonia u mbajt në qytetin e Bostonit

Aktorja e njohur shqiptare, Eliza Dushku që jeton dhe vepron në Amerikë dje i ka dhënë fund beqarisë. Ajo u martua me biznesmenin e njohur amerikan Peter Palandjian, me të cilin ishte fejuar vitin e kaluar.

37-vjeçarja mbajti ceremoninë e martesës në qytetin e Bostonit.

Fotografi i njohur Fadil Berisha në llogarinë e tij në Instagram ka shpërndarë një video teksta çifti shiheshin së bashku dhe kishte shkruar: “urime për çiftin e bukur”.

Eliza Dushku pa dyshim është njëra nga yjet e famshëm shqiptaro-amerikanë. Ajo ka luajtur një sërë filmash të njohur dhe seri televizive të vlerësuara nga kritikët. Dushku ka luajtur rol të madh edhe përmes avokimit në emër të historisë dhe kulturës shqiptare, dhe në vitin 2011 është emëruar Ambasadore Nderi e Tiranës për Botë. Në vitin 2016 ajo kishte luajtur rolin e producentes në një film dokumentar për Shqipërinë bashkë me vëllanë e saj, Nate Dushku./21Media