Reperi i njohur, Fero dhe e dashura e tij Arbenita Ismajli i kanë dhënë fund beqarisë.

Kjo u bë e ditur nga Arbenita e cila në InstaStory ka publikuar një imazh ku shfaqet krah të dashurit të saj.

“Të sapo martuar” është mbishkrimi që Arbenita e ka lënë mbi fotografinë. I njëjti imazh më pas është rishpërndarë edhe nga Fero në InstaStory.

Dyshja shumë herë janë komentuar për krizë në lidhje apo edhe ndarje të mundshme, por ata kanë vazhduar të jenë bashkë dhe të lumtur./21Media