Martohet “Gylsereni”
20 Shtator 2020
Nurgul Yesilcay është një nga aktoret e njohura turke, e cila është pjesë e mediave rozë, si për jetën private ashtu edhe për atë profesionale.
Së fundmi, Nurguli zuri vend në media për martesën e saj me producentin filmik turk, Necat Kocabay.
Në lidhje me martesën e tyre, dyshja ende nuk ka dhënë ndonjë deklaratë, por, shkruhet se tashmë ata kanë vendosur që dasmën ta mbajnë vitin e ardhshëm.
Ndryshe “Gylsereni” u bë nënë në moshën 29 vjeçare nga martesa me Cem Ozar, me të cilin u divorcua në vitin 2011./21Media