John Cena dhe Shay Shariatzadeh kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë, në Tampa të Floridës.

Çifti filluan të takoheshin në fillim të vitit 2019, pas ndarjes së shumëpërfolur të John-it me ish-të fejuarën, Nikki Bella në vitin 2018, shkruan TMZ.

Cena dhe Shariatzadeh u fejuan në një ceremoni private – dhe kërkuan një certifikatë martese në Florida në fillim të tetorit.

Dhe, sipas dokumenteve zyrtare të siguruara nga TMZ Sports, ata shkëmbyen betimin e tyre më 12 tetor në një ceremoni të zhvilluar në Tampa. Lajmi për martesën u raportua për herë të parë nga PWInsider.

Shay ka lindur në Iran por është një shtetase kanadeze. Ajo punon si menaxhere e produkteve për një kompani të teknologjisë në Vancouver.

Cena është një mundës, aktor dhe reper.

Kjo është dasma e dytë e Cenës, ai ishte më parë i martuar me Elizabeth Huberdeau nga viti 2009 në 2012.