Aktorja e njohur amerikane Scarlett Johansson dhe komediani Colin Jost janë martuar.

Scarlett dhe ylli i “SNL” u kurorëzuan gjatë fundjavës “në një ceremoni private me familjen e tyre të ngushtë dhe më të dashurit e tyre”, sipas një postimi nga “Meals on Wheels”, i cili dha lajmin, duke thënë se ishte “dëshira e martesës” së çiftit për të tërhequr vëmendjen për bamirësinë.

Në atë postim thuhet se dasma e Scarlett dhe Colin u bë duke respektuar “masat paraprake të sigurisë ndaj COVID-19 siç drejtohet nga CDC”.

Kujtojmë se çifti u fejuan vitin e kaluar, pas dy vjetësh në lidhje.