Një dasmë që çdo vajzë do ta dëshironte

Një dasmë që çdo vajzë do ta dëshironte

Është martuar trashëgimtarja e Swarovskit, Victoria Swarovski me një dasmë vezulluese, ashtu siç i ka hije trashëgimtares së perandorisë  se gurëve të çmuar Swarovski.

Victoria është kurorëzuar me Werner Mürz, investitor i pronave i cili mendohet të jetë 40 vjeç.

Trashëgimtarja e kristaltë habiti me një fustan prej 46 kg, i projektuar me ndihmën e projektuesit të njohur në Dubai, Michael Cinco, klientët e famshëm të të cilëve përfshijnë Beyonce, Jennifer Lopez, Rihanna dhe Lady Gaga.

Ndryshe 23-vjeçarja e cila ishte kryefjala e kësaj jave njihet edhe si një këngëtare e famshme në Austri.

Shikoni më poshtë disa foto nga dasma madhështore./21Media