Vajza e këngëtares së mirënjohur, Remzie Osmanit ka kurorëzuar dashurinë e saj me martesë me të dashurin e saj, Besjan Bytyqi, shkruan rtv21.tv

Me rastin e kurorëzimit të vajzës, natyrisht që nuk mungoi urimi nga këngëtarja e mirënjohur, e cila publikoi edhe pamje të bukura nga festa e së bijës.

“Dashuri, lumturi, shëndet pa fund për ju”, shkroi këngëtarja krahas njërës fotografi, të cilën e publikoi në instagram.

Pamje nga kjo feste, publikoi edhe vet Riola në Instagram.

Kujtojmë që, Remzie Osmani është e martuar me Halil Hamzajn dhe së bashku kanë dy fëmijë, Hamzën dhe Riolën./21Media