Në Hong Kong u regjistruan më shumë se 100 raste të reja. Kryeshefi ekzekutiv i Hong Kong-ut, Carrie Lam bëri të ditur se në këtë qytet do të kryhen 10 mijë teste brenda ditës. Ajo gjithashtu njoftoi se autoritetet do ta bëjnë të domosdoshme bartjen e maskave në hapësira publike të mbyllura.

Tashmë njerëzit obligohen të mbajnë maska në transportin publik. Javën e kaluar Qeveria ktheu disa masa, sikurse ajo e distancës fizike, mbyllja e lokaleve, fitneseve dhe lokaleve të natës. Këto masa do të zgjasin./21Media