Punonjësit e ministrive nuk do të përdorin makinat

Punonjësit e ministrive nuk do të përdorin makinat

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndërmarrë masa të reja për parandalimin e përhapjes së koronavirusit në Shqipëri. Me këto masa do të kufizohet në orare dalja e këmbësorëve.

“Nga nesër dalja e këmbësorëve do të kufizohet vetëm në fashat orare 06.00 – 10.00 dhe 16.00 – 18.00. Nga nesër do të ndalohet dalja në këmbë rrugëve me persona të tjerë në krah! Shkelja e këtyre rregullave do të ndëshkohet me gjobë 10.000 lekë për çdo person dhe shkelësit nuk do të marrin asnjë ndihme shtetërore nga paketa financiare,”, ka shkruar Rama në Facebook.

🔴 MESA DUKET NUK PO KUPTOHEMI SIÇ DUHET ME DISA QË S’DUAN TA MARRIN VESH SE NUK ËSHTË KOHË SHËTITJESH🔴 NGA NESËR DALJA…

Gepostet von Edi Rama am Mittwoch, 18. März 2020

Rama po ashtu ka parlajmëruar edhe të gjithë punonjësit e ministrive, bashkive e prefekturave, nga sekretarët e përgjithshëm dhe deri tek i fundit, nuk do të përdorin më makinë për të shkuar në zyrë!

“Nga ky rregull përjashtohen vetëm punonjësit e ministrisë së shëndetësisë, ministrisë së mbrojtjes, ministrisë së financave apo të prefektura e bashkive, që janë të përfshirë në listën prioritare me firmën e titullarit, për të garantuar zhvillimin e luftës sipas planit, në aspektin shëndetësor dhe humanitar!”, ka shkruar ndër tjerash Rama

🔴 NGA NESËR, TË GJITHË PUNONJËSIT E MINISTRIVE, BASHKIVE E PREFEKTURAVE, NGA SEKRETARËT E PËRGJITHSHËM DHE DERI TEK I…

Gepostet von Edi Rama am Mittwoch, 18. März 2020

Deri më tani në Shqipëri janë konfirmuar 59 të infektuar me koronavirus./21Media