Policia e Rajonit të Ferizaj vlerëson se në shumicën e rasteve po respektohen masat anti-covid në këtë rajon.

Siç bëhet e dirur përmes një njoftimi nga policia, dje, njësitet policore në komunat Ferizaj,Kaçanik,Shtime,Shtërpc dhe Hani i Elezit janë angazhuar maksimalisht nëpër qendrat tregtare dhe lokacionet tjera më të frekuentuara nga qytetarët duke monitoruar respektimin e masave nga ana e qytetarëve.

“Janë hasur edhe persona të cilët nuk i kanë përfillur të njëjtat dhe nga ana e zyrtarëve policorë gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 103 tiketa  nda personave të cilët nuk i kanë respektuar këto masa të parapar me ligji 07/L-006.”, thuhet në njoftim.

Tutje policia apelon tek qytetarët që t’i respektojnë masat  qëllim të ruajtjes së shëndetit të tyre dhe familjarëve të tyre./21Media