Pas analizës me të gjitha institucionet kompetente për menaxhimin e situatës me pandeminë Covid-19, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka kërkuar nga inspektorati, policia dhe shtabet komunale shtimin e angazhimit të përgjithshëm dhe zbatimin rigoroz të masave për parandalimin dhe menaxhimin e situatës epidemiologjike me Covid-19.

Hoti, në takim me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, atë Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica dhe me përfaqësues të inspektoratit të policisë, atij farmaceutik, sanitar dhe inspektoratit shëndetësor, kërkoi përgatitje intensive dhe koordinim për mbikëqyrje të respektimit të masave anti Covid -19 sidomos gjatë periudhës së festave të fundvitit.

Ndërsa ministri i shëndëtësisë, Armend Zemaj pas këtij takimi bëri të ditur se nga  sot edhe Inspektorati i punës dhe bashkë me të gjitha inspektoratet tjera do të mbikëqyrin zbatimin e masave anti covid./21Media