Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti vlerësoi se masat anti-Covid që u morën para më shumë se dy javësh kanë ndikuar në uljen e rasteve pozitive me Covid-19 në Kosovë.

Ai këtë e tha në një konferencë për media sa i përket situatës me koronaviurs

Hoti po ashtu bëri të ditur se masat që janë në fuqi do të vazhdojnë të mbahen.

“Në bazë të vlerësimit të Institutit, sygjerimi i tyre është që masat që janë në fuqi të mbahen ndërkaq të vazhdohet me zbatim rigoriz të masave që janë në fuqi dhe që i kemi ndërmarrë deri më tani, dhe në funsikon të saj nesër në 8 e 30 në mëngjes do të kemi takim me të gjitha inspektoratet dhe me policinë e Kosovës për të ngritur nivelin e zbatimit të masave”, tha Hoti./21Media