Mbi 22 milionë njerëz në Mbretërinë e Bashkuar, po vazhdojnë jetën në zona, në të cilat nuk është raportuar ndonjë vdekje nga Covid-19 gjatë muajit prill, sipas analizave të BBC.

Këto zona, gjatë muajit mars kanë pasur numër të vogël të të infektuarëve me virus.

U cilësua si lajm shumë i mirë i cili mund t’u jap atyre siguri. Megjithëse qeveria ka urdhëruar qytetarët të vazhdojnë të respektojnë masat e caktuara në vend dhe të marrin vaksinën antiCovid.

Më pak se 600 vdekje brenda 28 ditëve, janë raportuar këtë muaj, në krahasim me mbi 30.000 sa ishin raportuar katër javët e janarit.

Kështu, masat e fundit që u morën në vend si dhe vaksinimi, kanë rezultuar suksesshëm në reduktimin e rasteve të reja dhe vdekjeve./21Media