“Masat e reja nga BE, nuk ndihmojnë në dialog”

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi tha se emisari Lajçak i ka premtuar për largim të masave pas takimit të Brukselit, mirëpo më pas ka raportuar para vendeve të BE-së ku ka kërkuar mbetjen e masave në fuqi. Sipas tij, këto masa do të duhej të hiqeshin para 19 korrikut, premtin që sipas Bislimit ishte bërë në marrëveshjen e Bratisllavës.
“Pas vendosjes së këtyre masave unë jam ftuar nga Lajcak për të diskutuar në Vjenë ose Bratisllavë për një dakordim që do të qonte në heqjen e masave. Rezultat i këtyre bisedimeve është marrëveshja e Bratisllavës që ka pas me veti edhe premtimin që masat do të hiqen para takimit të 19 korrikut. Pasi ky ka qenë procesi kredibil që qon në deeskalim, por kjo nuk ka ndodhur. Po ashtu ka pas premtim nga Lajçak që masat do të hiqen menjëherë pas 14 shtatorit me një letër që do të dërgoj zotëri Borell te komisioni evropian. Në vend të kësaj zotëri Lajçak ka raportuar tek vendet anëtare që masat ndaj Kosovës po kanë efekt dhe rrjedhimisht do të mbetet në fuqi”, tha Bislimi.
Njohës të cështjeve politike vlerësojnë se masat e BE-së e kanë vënë Kosovën në situatë të pavolitshme. Albinot Maloku, thotë se shtimi i masave të reja nga Bashkimi Evropian, nuk do të kontribuonte në procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Tani jemi ne nje situate aspak te volitshme duke e pare te gjithe rrjedhen e procesit te dialogut dhe ne kete rrafsh nje pjese te fajit qe balancuesi ose ndermjetesuesi nuk e ka bere balancen qe i bie BE dhe konsideroj qe masat ose shtimi i tyre nuk eshte qe so ti kontribuonte paqes nuk do ti kontribuonte dialogut për pasoj konsideroj që masat nuk po duken të jenë vepruese për ndryshimin e përqasjes, për ndryshimin e rrethanave dhe përgjithësi dialogut. BE din të bëjë veprime befasuese, din të bëjë masat e reja me metodologji dhe metoda që vec BE i njeh. Në keto rrethana konsideroj që qeveria nuk e meriton dhe unë nuk po shoh frekuenca që ka premtim nga BE per mundesitë e vendsojes së masave. Gjithsesi ajo deklarata e Lajcak për mundësi qe ishte deklaratë e rëndë, kjo asapk nuk i ndihmon rrethanave të dialogut.”, deklaroi Maloku.
Akri Çipa, analist, konsideron se nuk do të ketë shtim të masave nga Bashkimi Evropian. Madje thotë se BE-ja do të duhej ta ndëshkonte Serbinë për mos nënshkrim të marrëveshjes së Ohrit.
“Kosova nuk rrezikon një shtim të masave por është se ndërtimi i një realiteti të ri në të cilat këto masa ndëshkuese, këto sanskione ndaj Kosovës, shndërrohet në një realitet të qëndrueshëm dhe në një realitet të cilin pranohet nga Bashkimi Evropian por edhe nga faktorë të tjerë të cilët kanë mbështetur Kosovën deri më sot. Mendoj se problematika kryesore e marrëveshjes së Ohrit është se lindi si një marrëveshje e gjymtuar, një marrëveshje e cila në vetëvete Serbia, kurrë nuk e vendosi ta firmoste dhe hoqi dorë duke e mohuar një pjesë të saj nga presidenti Vuciq i cili ishte faktori kryesor i angazhuar në këtë situatë. Fakti që nuk ka një kundërveprim nga BE, tregon një dobësi të vet procesit negociues dhe ndërmjetësues të BE, dhe padyshim që zoti Kurti ka të drejtë në atë që flet për asimetrinë e krijuar nga palët evropiane dhe zoti Lajcak”, tha Çipa.
Rikujtojmë se masat ndëshkuese përfshijnë: suspendimin e përkohshëm të punës së trupave të krijuara në bazë të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, mosftesën e Kosovës në takime të nivelit të lartë dhe suspendimin e vizitave bilaterale, përveç atyre që fokusohen në adresimin e krizës në veri të Kosovës në kuadër të kornizës së dialogut të lehtësuar nga BE-ja./21Media