Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar pas masave të reja të reciprocitetit ndaj Serbisë  që ka vendosur qeveria në detyrë e Kosovës

Thaçi e quajti këtë hap të qeverisë në kundëshrim me kërkesat e SHBA-së dhe BE-së.

 “Në përpëlitjet e fundit para se të largohet nga zyra, Kurti po i vazhdon mashtrimet patriotike me vendime strategjikisht të gabueshme. Me vendimin për kinse reciprocitet, ai vazhdoi duke bërë hapa në kundërshtim me kërkesat dhe pritjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por edhe të BE-së, duke rrezikuar tërë atë që kemi arritur dhe ndërtuar për më shumë se dy dekada.”, ka thënë Thaçi.

Ai po ashtu është shprehur se nuk cenimi i raporteve me SHBA-në është në rrezik për shtetitn.

“Kosova ka fituar lirinë dhe shtetësinë me përkrahjen e SHBA-së dhe partnerëve evropianë dhe vetëm me këtë përkrahje e partneritet ka të ardhme të sigurt. Çdo cenim i këtyre raporteve është rrezikim i shtetit dhe rrezikim i së ardhmes së Kosovës”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Mbrëmë, Qeveria në detyrë ka vendosur që asnjë maunë nga Serbia të mos hyjë në Kosovë nëse në dokumente nuk përmendet emri Republika e Kosovës./21Media