Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar udhëzimin për masat mbrojtëse për parandalimin e infektimit me COVID-19 për votuesit dhe stafin zgjedhor në zgjedhjet e jashtëzakonshme me 29 nëntor në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut.

Qëllimi i këtij udhëzimi është përcaktimi i masave mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së COVID-19 për votuesit dhe stafin zgjedhor në hapësirat ku mbahen zgjedhjet; përcaktimi i masave mbrojtëse gjatë procesit të numërimit të fletëvotimeve në vendvotime; dhe përcaktimi i masave mbrojtëse gjatë dorëzimit dhe pranimit të materialit zgjedhor.

Ndër tjera në këtë mbledhje u tha se janë 63 kërkesa të qytetarëve në Podujevë për ndërrim të qendrës së votimit, ndërsa në Mitrovicën e Veriut janë dy kërkesa të tilla.