Shkak i rritjes së numrit të rasteve me COVID-19, institucionet në vend kanë vendosur masa të reja kufizuese. Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj thotë se masat e reja janë paraparë të jenë në fuqi dy javë por që varësisht nga situata ato mund të ashpërsohen në rast të përkeqësimit.

Tutje Zemaj thotë edhe se masat e reja të cilat janë në fuqi nga sot duhet të zbatohen me rigorozitet dhe se kujdesi duhet të jetë i shtuar nga të gjithë qytetarët po ashtu edhe nga shtetasit e huaj, që jetojnë e veprojnë në vendin tonë.

Këto komente Zemaj i ka bërë në një takim virtual informues që kishte me ambasadorët e shteteve dhe përfaqësuesit e organizatave donatore, SHBA-ja, Japonia, Luksemburgu, Gjermania, Austria, Zvicra, Norvegjia, Jordania, Katari, Zyra e Bashkimit Evropian, Agjencitë e Kombeve të Bashkuara (OBSh, UNICEF, UNDP, Banka Botërore), ceka se ato mbesin shtylla të rëndësishme për menaxhimin e suksesshëm të Pandemisë.