Drejtoresha e Klinikës Infektive, Lindita Ajazi-Berisha, ka bërë apel të respektohen masat mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Në një konferencë për media, Ajazi-Berisha ka thënë se masat nuk janë aspak të vështira  në krahasim me qëndrimin e profesionistëve disa orë në uniforma.

“Derisa ne si profesionistë qëndrojmë disa orë me uniforma, për qytetarët nuk është e vështirë masa, distanca , higjena”, ka thënë ajo.

Ajazi-Berisha tutje ka shtuar se, për profesionistët është mjaft shqetësuese rritja e rasteve me Covid-19.

Për neve si profesionistë numri i rasteve paraqet një shqetësim të madh pasi që së fundmi kemi forma të rënda të sëmundjes, ka raste të cilët po përfundojnë me fatalitet”, ka thënë Ajazi-Berisha. /21Media