Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj sot ka njoftuar për masat e reja të marra për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Zemaj ka thënë se personat me sëmundje kronike dhe ata mbi moshën 60-vjeçare lirohen nga puna për tu aktivizuar në punë nga shtëpia.

Tutje Zemaj ka njoftuar se personat mbi moshën 65-vjeçare mund të dalin në ambiente publike prej orës 06:00 deri në orën 10:00, dhe prej orës 16:00 deri në orën 19:00, jashtë këtyre orarve këta persona mund të dalin vetëm për shkaqe shëndetësore./21Media