Kurti: Vendimet për masa ndaj Covid-19 prej sot i merr vetëm MSH-ja.-Kurti e Vitia kërkojnë nga qytetarët të respektojnë rekomandimet e IKSHP-së

Kurti: Vendimet për masa ndaj Covid-19 prej sot i merr vetëm MSH-ja.-Kurti e Vitia kërkojnë nga qytetarët të respektojnë rekomandimet e IKSHP-së

Kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe ministri Arben Vitia përmes një konference për media kanë bërë të ditur se nga mesnata hyjnë në fuqi masat e ndalim qarkullimit për të gjitha komunat e që janë të njëjta me ato që ishin më parë. Pra ndalohet qarkullimi nga ora 17 deri në orën 6 të mëngjesit. Paralajmëruan se me rekomandim të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, do të ketë shtrëngim të masave ditëve në vijim varësisht nga gjendja e komunave përkatëse! Kurti tha se prej sot vendimet për masa ndaj Covid-19 i merr vetëm Ministria e Shëndetësisë./21Media