Ministria e Arsimit të Kosovës sot ka pranuar 215 tabletë nga OSBE-ja.

Në një konferencë për media, ministri i arsimit Ramë Likaj u shpreh falënderues për këtë ndihmë që po i bëhet arsimit në Kosovë. Këta laptop do të shperndahen për nxënësit dhe studentët që janë në kushte sociale.

Përfaqësuesi i OSBES-së Jan Braathu u shpreh se kjo ndihmë nuk është një donacion i madh por vetëm tregon solidarizimin me Kosovën.

Ai tha se kjo ndihmë vije si përgjigje ndaj kërkesës së ministrit të arsimit Ramë Likaj. Ndërkaq, Likaj u shpreh se ky donacuion do ta ndihmojë Kosovën në këtë situatë pandemike.

Disa laptopë të tjerë MASH- i i ka pranuar edhe disa ditë më parë nga ushtarët italian./21Media