Mashtronte me peshën e bukës, gjobitet një furrë

Drejtoria e Inspekcionit në Komunën e Gjilanit gjatë inspektimit në sektorin e bukës, në një furrë në qytet është konstatuar se pesha e bukës nuk përputhej me deklaracionin.
Inspektorët kanë ndërmarrë veprimet e duhura ligjore dhe subjektit ekonomik i kanë shqiptuar një gjobë në shumë 1 mijë euro, pasi nga kanë vërtetuar se buka që shitej për 500 gramë peshonte 70 deri në 80 gramë më pak.
“Drejtoria e Inspekcionit i siguron qytetarët se ankesat dhe kërkesat e tyre do të shqyrtohen me seriozitet të plotë dhe se nuk do të tolerojë mashtrime në dëm të konsumatorit”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button