Për një lëkurë të butë dhe me shkëlqim, ju mund të praktikoni këtë maskë ideale. Nuk ju merr kohë, nuk është e mundishme, mbi të gjitha është me pak kosto.

Këto përbërës, me siguri që të gjithë ju vajza i keni në shtëpi, ndaj nëse realizoni një maskë me to, mund të bëni mrekulli me fytyrën tuaj.

Përbërësit:

1 lugë çaji sheqer ( këshillohet sheqer kafe)

2 lugë çaji vaj ulliri

2-3 pika lëng limoni

1\2 lugë çaji mjaltë

Përgatitja:

I përziejmë të gjithë përbërësit bashkë derisa të gjithë elementët të bashkohen, por sheqeri nuk duhet të tretet plotësisht. Para se ta vendosim maskën në fytyrë, e lajmë fytyrën me ujë të ngrohtë në mënyrë që të hapen poret, e bëjmë këtë për 3-4 minuta.

Më pas vendosim maskën në fytyrë dhe me ndihmën e majave të gishtave masazhojmë pjesë të ndryshme të fytyrës. Këshillohet që të tregohet kujdes në zonat delikate të saj si pjesa poshtë syve, zona rreth hundës, zona rreth buzëve dhe mollëzat.

Pas masazhimit e lëmë fytyrën të qetësohet për rreth 10 minuta dhe më pas e shpëlajmë me ujë të vakët të bollshëm. Këtë maskë mund ta aplikoni 2 herë në javë.