​Maska nuk sugjerohet për personat që janë alergjikë ndaj aspirinës!

​Maska nuk sugjerohet për personat që janë alergjikë ndaj aspirinës!

Aspirina ka ngjashmëri me acidin salicili (Beta Hydroxy Acid), i cili ndihmon lëkurën në pastrimin e thellë të saj.

Kështu, përdorimi i përjavshëm i maskës me aspirinë përmirëson përgjithmonë përbërjen e lëkurës (sheshon rrudhat dhe zvogëlon poret) dhe rrallon në mënyrë të dukshme ose ndalon edhe krijimin e akneve të tjera.

Mjaftojnë vetëm 10-15 minuta dhe fytyra jote do të jetë më e pastër, e butë dhe e lëmuar. Maska me aspirinë, në mënyrë të veçantë, është e dobishme për lëkura të yndyrshme, lëkura mikse dhe me akne.

Maska me aspirinë

Shkri 2-3 aspirina në dy lugë ujë. Përzieje me kos, xhel aloe vera ose mjaltë, duke i shtuar dhe gjysmë luge vaj ulliri.

Përhap një shtresë të hollë në fytyrë dhe lëre të thahet (për gati 15 minuta). Hiqe duke e fërkuar me lëvizje rrethore të buta për një pastrim më të mirë dhe shpëlaje fytyrën me ujë të vakët.

Shënim: Kujdes! Maska nuk sugjerohet për personat që janë alergjikë ndaj aspirinës.