Ndërsa bota po mësohet me jetën në kohë pandemie,  tani e dimë që maskat do të vazhdojnë të jenë një pjesë e jetës së përditshme. Por të kesh gojën tënde të mbuluar në çdo kohë do të thotë që buzëqeshja jote është gjithashtu e padukshme dhe kjo mund të prishë gjithë miqësinë për të cilën na duhet këto ditë, shkruan rtv21.tv.

Por, një dyqan japonez “Takeya” ka dalë me një ide kreative. Ata sapo filluan një “fushatë të buzëqeshjes” që synon t’i bëjë punonjësit e tyre të duken më të afrueshëm dhe miqësorë. Si rezultat, çdo anëtar i stafit të dyqanit tani ka veshur një maskë me një buzëqeshje të printuar.

Dyqani njoftoi për iniciativën e tyre në Twitter, duke thënë se: Meqenëse pandemia është normalizuar me maska, ne po fillojmë një fushatë buzëqeshjeje “për të treguar se si ne akoma do të donim t’ju sjellim buzëqeshjet tona përmes një maske”.

Rezultati është njëkohësisht argëtues dhe i çuditshëm./21Media