Për shkëlqimin dhe rritjen e flokut

Për shkëlqimin dhe rritjen e flokut

Xhenxhefili njihet se është shumë efektiv në trajtimin e flokëve të dëmtuar në dimër. Ai redukton zbokthin dhe ndihmon në një sërë problemesh që ju mund të keni me flokët.

Maska me xhenxhefil është e përshtatshme për të stimuluar qarkullimin dhe furnizimin e ushqyesve në flokë përmes enëve të gjakut, gjë e cila ndihmon për të përshpejtuar rritjen.

Për përgatitjen e kësaj maske ju duhet një xhenxhefil i grirë i shkrirë në ujë. Përzieni derisa të jetë krijuar një lëng dhe më pas shtoni dy lugë çaji lëng limoni dhe një lugë gjelle vaj ulliri.

Maska juaj dimërore është gati për të riparuar pjesët e dëmtuara të flokëve. Aplikojeni në pjesën e skalpit dhe masazhojeni për 10 minuta.

Lëreni maskën për 1 orë dhe më pas lajeni me ujë të vakët duke përdorur shamponin tuaj të zakonshëm./21Media