Nëse keni nevojë për një maskë që largon poret e vdekura nga lëkura, ajo me miell misri do të ishte ide e shkëlqyer.

Mielli i misrit masazhon butësisht lëkurën dhe nuk ka veti gërryese e as agresive.

Për përgatitjen e maskës ju duhen dy lugë miell misri dhe një lugë mjaltë. Mjalti përveçse është hidratant, rigjeneron lëkurën nga irritimi.

Pasi ti përzieni mirë të dy përbërësit, aplikojeni përzierjen në fytyrë me lëvizje rrethore duke u përqëndruar në zonat  si balli, hunda dhe mjekra. Pas disa minutave, largojeni maskën me një sfungjer me ujë të vakët./21Media