Tre qytetarë nga Skënderaj janë arrestuar pasi që të njëjtit kanë sulmuar policinë.

Shkak i sulmit të djeshëm në Skënderaj ishte maska antiCovid.

“Një patrullë e policisë ka vërejtur disa persona pa maska anti Covid19, të cilët kanë tentuar ti legjitimojnë mirëpo njëri nga ta ka refuzuar dhe nuk i ka respektuar urdhërat e policisë. Gjatë arrestimit tre të dyshuarit i kanë sulmuar fizikisht edhe zyrtarët policor”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Tre persona kanë pranuar tretman mjekësor.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili udhëzon që dy nga të dyshuarit të dërgohen në mbajtje për 48 orë ndërsa i dyshuari i tretë të lirohet në procedurë të rregullt.

Rasti vazhdon të hetohet./21Media