Maskat si duket do të mbesin gjatë pjesë e përditshmërisë tonë, pasi që kjo është një mënyrë e duhur për parandalimin e përhapjes së virusit korona që ka përfshirë botën.

Duke parë rëndësinë e tyre, biznesmeni belg Charles de Bellefroid (Sharl d Belfrua) vendosi të prodhojë maska të veçanta, shumë më ndryshe nga ato që shohim zakonisht.

Ky biznesmen prodhon maska me shfrytëzim të softuerit, permes një aplikacioni ku ai fotografon fytyrën e klientit, nga hunda gjer në mjekër dhe atë fotografi ia bashkon maskës.
Biznesmeni Charles ka treguar se qëllimi me prodhim të këtyre maskave është që ti emocionojë klientët e tij, në mënyrë që ata ti njohin më shpejtë shokët apo shoqet kur takohen në mes vete.

Ai ka edhe një qëllim tjetër me prodhim të tyre, që të fitojë para, pasi që kompania e tij Cheesebox ka muaj që nuk ka fituar të ardhura.

Charles ka treguar se për të bërë fotografinë shfrytëzon Cheesebox siç shihet këtu. Ndërkohë, zhvillojnë aplikacionin që ia mundëson çdo klienti të blejnë maskat, dhe pastaj shfrytëzojnë aplikacionin për njohjen e fytyrës dhe direkt bëjnë fotografinë.  Një maskë e tillë kushton 19.99 euro. Ato mund të pastrohen deri në 10 herë. /21Media