Që prej shpërthimit të pandemisë, miliona maska të fytyrës u bënë mjetet jetike për luftimin e COVID-19, por kjo ka edhe anën e keqe, sepse nga to u krijuan mijëra ton bërllok.

Por kompania Cardiff mendon se ka gjetur zgjidhjen për këtë. Gjashtë spitale në Britani tashmë dërgojnë atje maskat e shfrytëzuara për kthim të tyre në plastikë të ripërdorshme.

Mathew Rapson, përgjegjës për ambientin nga kompania Thermal Compaction, ka sqaruar se tashmë kanë kontakte me persona përgjegjës të disa spitaleve të cilat i grumbullojnë maskat e papërdorshme dhe mjete plastike, dhe ato i shkrijnë.

Pra, në vend se ato të hedhen në deponi, grumbullohen dhe shkrihen me nxehje termale. Maskat futen në këto makina dhe aty qëndrojnë një orë, dhe më pas nga to fitohet një bllok plastike, përcjell rtv21.tv

 

Kjo plastikë përdoret tutje, si p.sh për krijim të kutive për vegla dhe karrigeve të reja për shkolla.

Sipas llogarive, është vlerësuar se gjatë 12 muajve të kaluar vetëm në Britani të Madhe janë mbledhur 20 miliardë maska të hedhura.

Por kjo është masë e vogël në krahasim me 220 milionë ton bërllok sa prodhon vendi çdo vit, thanë nga Qeveria./21Media