Dezinfektuesit dhe maskat mbrojtëse kanë qenë artikujt më të kërkuar këta muaj thuasje në çdo vend.

Dhe për shkak të kërkesave të shumta ka pasur mungesë të madhe, por, një nënë ka menduar një ide për “prodhimin” e maskave në kushte shtëpie dhe atë për pak sekonda.

Safia Aggounen nga Amsterdami i Holandës përmes një videos së publikuar në rrjtet sociale ka treguar se si mund të “prodhohen” maska me një palë çorape për pak sekonda.

Procesion e krijimit të maskës me çorape mund ta shihni në videon më poshtë , metodë kjo e cila mund t’ju hyjë në punë nëse keni nevojë për maskë mbrojtëse. /21Media