Maska me avokado do të ju ndihmojë shumë për t’u rikthyer flokëve shkëlqimin. Mjafton ta përdorësh një herë në javë dhe do të vëresh ndryshimin.  

Përbërësit:

1/2 avokado

2-3 lugë gjelle birrë

Vaj dafine (ose vaj bajame)

1 lugë gjelle vaj ulliri

Përgatitja: Pasi e ke qëruar dhe grirë imët gjysmën e avokados, përzieje me të gjithë përbërësit e tjerë derisa të përfitosh një sasi homogjene. Vendose të gjithë maskën në flokë dhe mbështilli me një peshqir të ngrohtë. Pasi e ke mbajtur maskën për 30-40 minuta, laji flokët si zakonisht me ujë të vakët.