Nëse keni probleme me fytyrën, të tilla si me tonalitetin apo aknet, kjo maskë është pikërisht ajo që ju duhet. Hudhra përmban vitamina C, E dhe A që e mbajnë lëkurën larg radikaleve të lira.

Përbërësit:

½ lugë gjelle miell misri
Pak lëng limoni
Pak pluhur dru sandal (e gjeni në dyqanin e bimëve mjekësore)
Pak hudher e shtypur
Disa pika qumësht

Përgatitja:

Hidhni në një enë të vogël miellin e misrit, lëngun e limonit, dru sandalin pluhur dhe pastën e hudhrave. Shtoni edhe disa pika qumësht derisa të bëni një lloj kremi.

Aplikojeni maskën në fytyrë dhe lëreni për 10 minuta. Lajeni atë me ujë të ftohtë. Efektet do t’i evidentoni që në përdorimin e parë.