Përveç se të jetë i shijshëm, kosi është një nga produktet më të mira të kuzhinës që është po aq i mirë edhe për lëkurën. Të jesh një konsumatore e rregullt e kosit ka shumë benefite në lëkurë, flokë dhe thonj, për të sasisë së madhe të proteinave që përmban. Po ashtu kosi është i pasur edhe me zink, i cili ndihmon shumë për të ulur infamacionin e lëkurës.

Po kaq të shëndetshme për lëkurën janë edhe acidet laktike, të cilat ndihmojnë për të rritur kolagjenin.

Një produkt tjetër i shëndetshëm? Portokalli. Përveç faktit që është shumë i pasur me vitaminë C, po ashtu është një variant shumë i mirë për lëkurën dhe pastrimin e saj.

Nëse i kombinon bashkë, do të përfitosh një maskë qetësuese natyrale dhe shumë të thjeshtë në përdorim.

Përgatitja:

Afërsisht një lugë gjelle kos (këshillohet kos i trashë, varianti grek është më i mirë. Por edhe çfarëdo kosi tjetër)

Lëngun nga 1/4 e një portokalli mesatar.

Përzieji bashkë kosin dhe portokallin, derisa të krijohet një masë homogjene. Përhape ngadalë në fytyrë. Mbaje për rreth 10 minuta dhe më pas shpëlaje me ujë. Përsërite maskën një herë në javë.