Maska me lëng portokalli i jep fytyrës shkëlqim dhe jo vetëm. Përgatitja e kësaj maske është vërtetë e thjeshtë. Është edhe ekonomike duke qenë se duhen pak përbërës. Kjo maskë anti-rrudhë shfrytëzon në maksimum vetitë natyrale të portokalleve.

Ju duhen:

Lëngu i një portokalli

Kos natyral

Një lugë kafeje miell

Përzieni përbërësit derisa të homogjenizohen më pas aplikojeni maskën në fytyrë dhe lëreni për 10 minuta. Ju kujtojmë se produktet me bazë portokalli janë fotosensitive, prandaj mos dilni në diell pasi të keni aplikuar këtë maskë.