Pastron në thellësi lëkurën tuaj

Pastron në thellësi lëkurën tuaj

Nëse keni nevojë për një maskë që pastron në thellësi lëkurën tuaj, ajo me miell misri do të ishte ide e shkëlqyer.

Mielli i misrit masazhon butësisht lëkurën dhe nuk ka veti gërryese e agresive.  Ju duhen vetëm dy lugë miell misri dhe një lugë mjaltë. Mjalti përveçse është hidratant, rigjeneron lëkurën nga irritimi.

Aplikojeni përzierjen në fytyrë me lëvizje rrethore duke u përqëndruar në zonat kritike si balli, hunda e mjekra. Msazhojeni me lëvizje rrethore dhe tamponojeni më pas me një sfungjer me ujë të vakët.