Një mollë në ditë mban mjekun larg

Një mollë në ditë mban mjekun larg

Në urtësinë popullore ka gjithnjë diçka të vërtetë. Ngrënia e frutave dhe perimeve apo pirja e ujit ndihmojnë organizmin të ndihte mirë dhe lëkurën që të jetë ashtu siç duhet.

Frutat janë të mira për tu ngrenë por, po kaq të mira janë edhe për të lyer lëkurën nga jashtë.

Më poshtë ju prezantojmë një maskë me mollë e cila mund të përgatitet në kushtet e shtëpisë.

Merrni tulin e mollës, për fytyrën mjafton vetëm një. Shtypeni dhe bëjeni kremoze. Nëse keni lëkurë të thatë dhe të ndjeshme, shtojini një gjysmë luge të vogël me mjaltë.

Për lëkurë të përzier dhe të yndyrshme, shtoni gjysmë luge argjilë jeshile ose të bardhë.

Masën e përftuar përhapeni në fytyrë. Masazhojeni me kujdes për ndonjë minutë dhe pastaj lajeni fytyrën.

Duke përdorur një krem të tillë, fytyrën do ta keni të pastër në mënyrë të ëmbël dhe delikate./21Media