Maska me qumësht është mjaft efikase për eliminimin e njollave në fytyrë. Përveç qumështit si përbërës kryesor, kjo maskë kërkon edhe një përbërës tjerër, kripën.

Ju nevojiten gjysmë luge kripë dhe 2 lugë qumësht. Në një enë të vogël hidhni gjysmë lugë kripë dhe shtoni qumështin. Përziejeni mirë derisa të tretet kripa dhe të krijohet një masë homogjene e njëtrajtshme. Aplikojeni me kujdes në fytyrë duke shmangur zonën e syve, sepse kjo pjesë është shumë e ndjeshme dhe për këtë ka maska të tjera të posaçme që duhen aplikuar.

Mbajeni maskën për 10 minuta dhe më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të bollshëm.

Do të kishit rezultate shumë të mira nëse e aplikoni maskën një herë në javë, për dy muaj rresht.