Maska me tërshërë është mjaft efektive për të zbutur lëkurën e irrituar apo në trajtimin e problemeve si ekzema. Kur tërshëra përzihet me kos ka veti qetësuese dhe vepron si antibiotik.

Përbërësit:
1 filxhan tërshërë
2 filxhan ujë të nxehtë
2 lugë çaji kos
1 lugë çaji mjaltë gështenjash

Përgatitja:

Përzieni tërshërën më ujin e nxehtë deri sa tërshëra të bëhet plotësisht e butë. Nëse nuk arrin zbutjen menjëherë, mund ta lini të veprojë për pak kohë. Më pas shtoni mjaltin dhe kosin dhe përziejini në blender bashkë me tërshërën. Aplikojeni maskën në fytyrë dhe qafë për 15-20 minuta. Në fund shpëlajeni me ujë të vakët. Maska aplikohet 1 herë në javë.

Shënim: Kjo maskë mund të përdoret 1 herë në 2 ditë nëse këni lëkurë shumë të irrituar. Ju mund ta aplikoni gjithashtu edhe në trup.