Xhenxhefili është një bimë mjaft e mirë për të stimuluar rritjen e flokëve. Për këtë arsye, përdoret për përgatitjen e një maske natyrale, e cila aplikohet në lëkurën e kokës para larjes me shampo.

Përbërësit:

1 lugë gjelle xhenxhefil pluhur
1 lugë gjelle vaj susami

Përgatitja:  Përziejmë mirë pluhurin e xhenxhefilit dhe vajin e susamit në një enë të posaçme. Maska duhet të jetë e freskët dhe të përgatitet vetëm para përdorimit. Lyejmë lëkurën e kokës me maskë dhe e masazhojmë me kujdes, e lëmë për 30 minuta, para se t’i lajmë flokët me shampo. Për rezultat më të plotë, maskën me xhenxhefil mund ta lëmë gjatë gjithë natës dhe të nesërmen në mëngjes, i lajmë flokët me shampo dhe i shpëlajmë me ujë të ngrohtë.