Ai ka lindur më 17 nëntor 1942, në Queen, New York City. Quhet Martin Scorsese dhe është njëri ndër ikonat më të spikatura të kinematografisë botërore.

Edhe pse në fillim kishte ndjekur shkollimin për tu bërë prift, shpejt ndryshon kahjen dhe del në Udhën e Zotit, pra në atë udhë për çfarë ai ishte krijuar dhe duke e ndjekur udhën e paracaktuar, zbuloi botëra të reja.

Martin Scorsese, është regjisor, skenarist, producent, actor e editor filmi. Ai është një erudite i kinematografisë dhe kur e dëgjon atë duke folur për filmat (e duke se ka parë çdo film të prodhuar ndonjëhere), të mbushet mendja se ai ka qenë ne secalin set xhirimesh, në secilen studio, në secilën kinema.

E, erudicioni i tij shtrihet edhe në fusha tjera të artit, filozofisë e çka jo tjetër.

Edhe pse opinioni i gjërë e njeh për filmat e tij me gangster, ai ka krijuar edhe filma të paharrueshem në zhanre të ndryshme.

Në nje jetë relativisht të gjatë, 78 vjeçare, edhe lista e filmave të tij është shumë e gjatë. Si regjisor ai ka nënshkruar rreth 60 filma ( filma të gjatë, dokumentarë, filma të shkurtër, etj).

Marty, siç e thërrasin miqtë, vitin e kaluar prezentoi një nga filmat më të mirë të vitit, The Irishman, kurse tani vazhdon të punojë në filmin e radhës, “Killers of The Flower Moon”.

Master Marty sot ka ditëlindjen dhe urimi më i mirë për të do të ishte: Viva La Cinema! Sepse për sa të jetojë kinemaja, do të rrojë edhe Martin Scorsese.