Nemanja Matic është i bindur se Manchester United është gati të sfidojë për titullin e Premier Ligës dhe dëshiron që skuadra e tij ta dëshmojë atë kundër Liverpoolit të Dielën.

United kaloi në krye të tabelës me një fitore 1-0 ndaj Burnleyt të martën në sajë të golit së Paul Pogbas në pjesën e dytë.

Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer luan në “Anfield” në fundjavë kundër rivalëve të tyre më të mëdhenj dhe Matic po e shijon mundësinë për t’u përballur me kampionët në fuqi.

“Unë mendoj se kjo lloj fitore tregon se ne jemi të gatshëm të garojmë për titullin. Unë jam i lumtur për performancën dhe shpirtin e ekipit dhe le të shohim të Dielën kundër Liverpoolit. Është derbi më i madh në Angli dhe ne shkojmë atje për të garuar me ta dhe për të parë se ku jemi kundër një prej skuadrave më të mira në kampionat. Mendoj se jemi gati.Ne kemi luajtur 17 ndeshje dhe jemi në krye të tabelës. Kjo tregon diçka. Ne nuk i kemi luajtur pesë ose gjashtë ndeshje dhe ku mund të thuash ndoshta është me fat. Por, pas 17 ndeshjeve, patjetër që nuk është me fat, patjetër që ka cilësi. Por ne nuk mund të relaksohemi, duhet të jemi të përqendruar deri në fund, të shkojmë lojë pas loje. Në futboll, tjetri është gjithmonë i rëndësishëm; e ardhmja është finalja më e madhe dhe ne do ta shohim.”, tha Matic për “MUTV”.