Ylli i “The Crown”, Matt Smith dhe aktorja e njohur e “Game of Thrones”, u panë bashkë në Londër. Yjet ngjallën dyshimet për një romancë mes tyre.

Dukeshin tejet të lumtur mbrëmjen e së premtes teksa po ktheheshin nga darka në një restaurant rus.

Smith para nëntë muajsh u nda nga aktorja Lily James, kurse më herët u raportua në mediat rozë për një lidhje dashurie me modelen Daisy Lowe, vajzën e yllit të rokut, Gavin Rossdale.

Kurse Clarke u nda nga regjisori dhe shkrimtari, Charlie McDowell, djali i aktorit, Malcolm McDowell dhe aktores amerikane, Mary Steenburgen./21Media